Historiku ynë

The German School of Kosova vjen si një vazhdimësi e suksesshme e The Cambridge School dhe së fundmi e Cambridge Kids. Shkolla e gjuhëve të huaja, The Cambridge School është
themeluar në vitin 1995, dhe është një nga shkollat më të mira gjuhësore në Kosovë. Mbi 200,000 studentë mësuan gjuhë të ndryshme në 13 degët e saj. Puna e suksesshme e The Cambridge School, e cila rezultoi me arritje të larta të nxënësve të saj dhe prindër të kënaqur me punën dhe edukimin e ofruar për fëmijët e tyre nga kopshti Cambridge Kids, rezultoi me themelimin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët, German School of Kosova. Për ta bërë këtë një shkollë unike, themeluesit bashkuan forcat me disa institucione arsimore në Gjermani, përkatësisht me Deutsche Fernschule, Friedrich Wilhelm Raiffeisen Schule dhe SchuleExpert . Këto shkolla njihen si disa nga shkollat më inovative në vend. Ata bashkëpunuan me The Cambridge School dhe edukatorë amerikanë për të themeluar German School of Kosova, e cila do të zbatojë konceptin e njohur WEiSE, i dëshmuar në mbi 15 vende të botës. Kjo qasje unike edukative i jep përparësi mësimit të individualizuar, të udhëhequr nga vlerat dhe dija dhe inkurajon përfshirjen aktive të prindërve. Qëllimi është që të krijohet një mjedis ku nxënësit kënaqen duke mësuar dhe prindërit do të dëshironin që ata të kishin ndjekur një shkollë si kjo.

Rreth Nesh

German School of Kosova është shkollë private e nivelit fillor dhe të mesëm të ulët. GSK ofron arsim cilësor dhe inovativ me partnerë gjermanë dhe amerikanë.

Kontakti

Social

© Copyright 2023 GSK School. All right reserved.

This site is registered on wpml.org as a development site.